FNSH dhe RENEA ‘blindojnë’ parlamentin, masat e policisë për protestën e opozitës

13 Shkurt 2023 | 09:17

Shpërndarja e forcave të policisë pritet të bëhet si në protestën e të shtunës, ku një kordon policor do të qëndrojë para protestuesve. Do të jenë punonjësit e rendit dhe ato të “Shqiponjës” që do të formojnë kordonin përreth protestuesve. Pjesa më e madhe e këtij kordoni do vendoset përpara derës së parlamentit.

Ndërkohë që Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të ndahen në tre pjesë. Një pjesë do vendosen në bulevardin “Zhan Dark”, pjesa tjetër brenda rrethimit të Xhamisë së Namazgjasë, dhe një pjesë tjetër brenda ambienteve të parlamentit, ku aty pritet të vendosen dhe autobotë me ujë, që në rast përshkallëzimi të bëhet shpërndarja e turmës.

Gjithashtu të pranishëm do jenë edhe Forcat Speciale RENEA. Mësohet se pranë  Parlamentit do të ketë edhe punonjës të Gardës së Republikës, që do vëzhgojnë e parandalojnë protestuesit nëse do të ketë tentativë nga ana e protestuesve për të hyrë në godinë. Të gjithë punonjësit do të jenë të pajisur me maska kundragaz.

Në zonën ku do mbahet protesta nuk do të mungojnë as ambulancat dhe zjarrfikëset, për çdo rast. Policia do marrë masa edhe për bllokimin e rrugëve, ku rreth orës 15:00 do të ketë kufizime të qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark”, por edhe në një pjesë të rrugës së Elbasanit. Forca policore do ketë edhe në kryeministri, në rast se protestuesit do të zhvendosen aty.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026