Mocioni me debat për McGonigal me Ramën, Balla: Do vendosim shumë shpejt datën

13 Shkurt 2023 | 11:37

Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, është shprehur se mocioni me debat i opozitës dhe kryeministrit Rama do të zhvillohet në një nga të enjtet e ardhshme.

Balla, në një dalje për mediat, nënvizoi se i pranishëm do të jetë edhe Rama; ndërsa shtoi se ditën e sotme nuk do të jetë i pranishëm për shkak të një vizite të rëndësishme të homologut të tij bavarez.

“Siç ju informova, kemi miratuar zhvillimin me mocion me debat brenda 30 ditëve. Që mocioni me debat të zhvillohet, duhet të ulet Alibeaj dhe Doda bashkë me mua që të përcaktojmë edhe kushtet. Unë kam propozuar 12 orë dhe kohët përkatëse. Duhet të biem dakord edhe për datat; mendoj që nga një nga të enjtet që vijnë ne do ta zhvillojmë edhe këtë debat. Duhet ta flasim edhe me kryetarët e grupeve.

Kemi përcaktuar kohën më të madhe që është bërë ndonjëherë, kryeministri do të jetë. Sot Shqipëria mikpret një mik të rëndësishëm që viziton Shqipërinë. Kryeministri i landit të Bavarisë ka një agjendë të paracaktuar; përpos kësaj, seanca e ditës së sotme ka të bëjë me kohën që u jepet deputetëve.”- tha Balla.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026