“Sot vazhdon revolucioni demokratik”, Berisha thirrje për protestë para Parlamentit
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha pak ora para protestës ka dalë në një deklaratë për mediat, ku u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë sot në orën 1700 para Kuvendit.
Ndër të tjera ai theksoi se kjo protestë, që shënon vazhdimin e revolucionit demokratik, ka për qëllim madhor, ngritjen e zërit, revoltën kundër dhunimit, kundër shkelmimit të interesave të 750 mijë zgjedhësve shqiptarë, të cilët me datën 25 prill, votuan për partitë opozitare.
“Të bashkohemi sot në ora 5, në një protestë të fuqishme para parlamentit shqiptar.
Kjo protestë, që shënon vazhdimin e revolucionit demokratik, ka për qëllim madhor, ngritjen e zërit, revoltën kundër dhunimit, kundër shkelmimit të interesave të 750 mijë zgjedhësve shqiptarë, të cilët me datën 25 prill, votuan për partitë opozitare.
Përfaqësuesit e 750 mijë qytetarëve, trajtohen në parlamentin shqiptar me praktika absolutisht staliniste, kriminale, të turpshme.
Përfaqësuesit e 750 mijë qytetarëve shqiptarë, që kanë detyrë themelore mbrojtjen e interesave të tyre, kanë detyrë themelore, kontrollin e qeverisë dhe transparencën nga abuzimet, përjashtohen, bllokohen, iu mohohet e drejta e fjalës dhe nuk lejohen të krijojnë komisionet hetimore parlamentare si një institucion themelor i parlamentit për të bërë transparencë”- tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit