Nuk ndalen shitjet e energjisë nga KESH, arkëtohen 48 mln euro nga nëntori në shkurt
Javën e parë të shkurtit, Korporata Elektroenergjitike shqiptare ka arkëtuar 3.9 mln euro, duke shitur 40 mijë megavat energji. E gjithë kjo sasi, rezulton të jetë shitur me çmim mesatar 100 euro për megavat.
Situata e mirë me prodhimin nga hidrocentralet, ka bërë që vendi ynë të rikuperojë një pjesë të fondeve të humbura vitin e kaluar, si pasojë e thatësirës dhe çmimeve të larta. Në vitin 2022, KESH shpenzoi 450 mln euro nga blerjet, ndërkohë që nga muaji nëntor e deri më sot, ka zgjedhur vetëm të shesë, duke futur në arkën e vet, 48 mln euro.
KESH ka provuar disa herë të kryejë procedura depozitimi, por nuk ia ka arritur, pasi tregtarët nuk kanë dashur të luajnë me bursën për të blerë sot dhe për të kthyer energjinë mbrapsht në muajt e verës.
Reshjet periodike të nëntorit dhe dhjetorit në zonën e mbi Shkodrës, aty ky janë edhe Hidrocentralet e Drinit, kanë zbutur krizën, duke e nxjerrë praktikisht vendin edhe nga gjendja e jashtëzakonshme në sektor.
I vetmi disavantazh i kësaj periudhë kanë qenë çmimet e ulëta në bursa, me të cilat shtetet fqinje kanë blerë disa herë më lirë.
LEXONI GJITHASHTU
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar