Shkodër| Çmimi i energjisë i papërballueshëm, rritet dhe çmimi i druve

8 Shkurt 2023 | 20:01

Temperaturat e ulëta qe kanë mbërthyer të gjithë vendin kanë vështirësuar kushtet e jetesës kryesisht tek mosha e tretë të cilët kanë më pak të ardhura.

Çmimi i lartë i energjisë elektrike por dhe rritja pothuajse me 50% të çmimit të lëndës drusore për sobat me dru ka vendosur në vështirësi banorët.

Gazetari i Euronews Albania pyeti në Shkodër disa të moshuar se si po i kalojnë këto ditë të ftohta dhe të gjithë u ankuan për çmimin e papërballueshëm të energjisë elektrike. Për ngrohjen duhet të kursejnë e sikur të mos mjaftonte është rritur dhe çmimi i druve.

Nëse më parë një metër kub dru ka kushtuar 5 mijë lek tani minimalisht kushton 7500 lekë ndërsa me pensionet e tyre çmimi i energjisë është shumë i lartë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një takim me ish-presidentin francez, François Hollande. Rama priti Hollande në Kryeministri teksa ka ndarë pamje dhe...
12:41 | 26/06/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al

Komisariati nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e kompanisë “Sori-Al”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen pas dyshimeve për helmimin e...
12:25 | 26/06/2026

Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”

Një dokument i Europol ka hedhur dritë mbi mënyrën se si karteli famëkeq i Ekuadorit, “Los Lobos”, ndërtoi një rrjet ndërkombëtar trafiku droge me shtrirje...
12:01 | 26/06/2026