Opozita rrethon Parlamentin, Rama në konferencë me kryeministrin e Bavarisë

13 Shkurt 2023 | 17:21

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder, me të cilin firmosi edhe marrëveshje dypalëshe.

Në konferencën e përbashkët për shtyp Rama tha se gjatë takimit u fol për tre gjëra themelore, për hapjen e një zyre të Bavarisë në Tiranë për zhvillimin e sipërmarrjes, hapjen e një shtëpie kulture bavareze dhe mbështetja e të rinjve.

“Marrëveshja që firmosëm i hap rrugë gjërave që do të bëjmë së bashku. Bavaria është sot një shtëpi për një komunitet të rëndësishëm shqiptar, janë 10 mijë shqiptarë që janë kontributorë në ekonominë e vendit. Me kryeministrin po flisnim edhe për një revolucion digjital që ai ka nisur në shtetin e tij që përkon edhe me ambicien tonë për të çuar përpara transformimin digjital të Shqipërisë. Tre gjëra do them në fund. Kryeministri ka ardhur këtu me përfaqësues të sipërmarrjes dhe dëshirën për të hapur zyrë të Bavarisë për të zhvilluar sipërmarrjen në Tiranë, që do t’i shërbejë thithjes së më shumë investimeve. Folëm për të hapur një shtëpi të kulturës së Bavarisë në Tiranë, një ide që e pëlqeu shumë. Folëm edhe për të mbështetur më shumë të rinjtë”, u shpreh Rama.

Në të njëjtën kohë që Rama ishte në konferencë me kryeministrin e Bavarisë, Partia Demokratike ashtu siç paralajmëroi 2 ditë më parë, ka nisur protestë para Parlamentit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Protesta, ironizon Rama: Dje zhgarravinat e revolucionit, nesër nis një javë e re

“Dora e fundit e punimeve në Urën e Klosit”, Rama tregon pamjet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026