Vokshi: Rama ka uzurpuar Parlamentin, i frikësohet skandalit “McGonigal”
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi deklaroi se kryeministri Edi Rama ka uzurpuar Parlamentin.
Gjatë fjalës së saj teksa mbahej protesta e opozitës jashtë ambienteve të Parlamentit, Vokshi u shpreh se përjashtimi i disa deputetëve demokratë është urdhëruar nga kreu i qeverisë.
Sipas Vokshit, Rama nuk do që deputetët e PD-së të thonë të vërtetat për skandalin me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.
“Parlamenti është uzurpuar nga Edi Rama dhe nga rilindasit. 13 deputetë të opozitës janë përjashtuar, sepse Edi Rama nuk do që ne të themi disa të vërteta. Edi Rama nuk do që të flitet për aferën më të madhe ndonjëherë, Rama-McGonigal.
Ka para për të rritur pensionet dhe pagat, por këto param, Rama ia jep me valixhe McGonigal-it dhe për çfarë ia jep? Ia jep për përfitime personale, që të shkatërrojë opozitën. Pse u përjashtuam ne sot? Kemi kërkuar tre mocione, na e refuzoi Lindita Nikolla me urdhër të Edi Ramës”, theksoi ajo.
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush