‘Po kthehemi në shtëpi me fëmijët’, Rama takon gjeneralin sirian: Do t’i riatdhesojmë edhe të gjithë të tjerët
Operacioni për kthimin e të gjithë fëmijë shqiptarë të mbetur në kampin famëkeq të Al-Holit do të vazhdojë.
Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar në faqen e vet në Facebook takimin e zhvilluar në Bejrut me gjeneralin sirian Abass, të cilin siç shprehet e ka falënderuar për ndihmën e dhënë në kthimin në atdhe të 4 fëmijëve shqiptarë dhe ka marrë konfirmimin për vijimin e operacionit për kthimin e të tjerëve.
“Me Gjeneralin Abass përpara kthimit në atdhe bashkë me fëmijët, për ta falenderuar për ndihmën e tij të paçmueshme, si edhe për të konfirmuar sy më sy vijimin e operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë.
Katër fëmijë shqiptarë janë nxjerrë nga kampi i Al Holit në Siri dhe ndodhen aktualisht në Liban. Ndërkohë që fëmijët pritet që shumë shpejt të mbërrijnë në Shqipëri, nëna e tyre ndodhet në gjendje të vështirë shëndetësore për shkak të një plage në trup.
Kryeministri, Edi Rama i shoqëruar nga ministri Brendshëm, Sandër Lleshaj bashkë me Konsullin e Shqipërisë në Liban si dhe dy efektivë të Departamentit të Anti-Terrorit në Policinë e Shtetit kanë bërë të ditur se po punohet të për larguar nga kampi fëmijë të tjerë shqiptarë.
Lexoni gjithashtu:
Të bllokuar në kampet siriane, gjyshërit kërkojnë mes lotësh kthimin e 5 fëmijëve të mbetur jetimë
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës