Kurti: Problemi në veri nuk është mosmbajtja e zgjedhjeve, por strukturat kriminale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se zgjedhjet duhet të mbahen në veri, por ato duhet të jenë të lira dhe të ndershme.
Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës, Kurti u shpreh se sot më shumë se kurrë, serbët në veri janë të rrezikuar nga strukturat e Beogradit.
Kurti në seancën për dialogun me Serbinë, është ndalur edhe te zgjedhjet në veri të Kosovës, duke thënë se po t’i mbanin në dhjetor, do t’i kishin dy rreziqe, dalja e ultë e popullsisë për shkak të frikës së lartë dhe incidentet pas djegies së veturave që u regjistruan në RKS.
“Problemi kryesor në veri nuk është mos mbajtja e zgjedhjeve por është sundimi i ligjit, kushtetutshmëria, strukturat ilegale të shndërruara në banda kriminale të mbështetura financiarisht dhe politikisht nga Beogradi. Ne edhe duhet t’i mbajmë zgjedhjet por ato duhet të jenë të lira dhe të ndershme dhe sot më shumë se kurrë serbët janë të rrezikuar nga strukturat e Beogradit, prandaj unë e ndaj brengën me juve që nuk u mbajtën e zgjedhjet por ka një problem edhe më të madh se sa ai”, tha ai.
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit