Hodhën mjete piroteknike në protestë, procedohet i mituri, në kërkim 30-vjeçari

14 Shkurt 2023 | 10:04

Një 16-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, ndërsa 30-vjeçari G.A është shpallur në kërkim nga policia, për shkak të trazirave që ndodhen në protestën e djeshme të opozitës, që u mbajt para godinës së Kuvendit.

Sipas njoftimit të policisë, këta persona kanë hedhur lëndë piroteknike (flakadanë dhe kapsolla) në drejtim të shërbimeve të Policisë në detyrë.

Si pasojë e këtyre veprimeve, janë dëmtuar 2 punonjës policie, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Protesta e djeshme e PD, u zhvillua pas asaj të mbajtur më 11 shkurt, e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha, ku në të mori pjesë edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Berisha kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas publikimit të skandalit me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026