Zgjedhjet, korrupsioni dhe trafiqet/ Ambasadori britanik takon Nikollën
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, zhvilloi këtë të martë një takim me ambasadorin britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith.
Nikolla vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë dypalësh mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe nënvizoi mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpuniki.
“Bashkëpunimi mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Dhomës së Komuneve të Mbretërisë së Bashkuar kohët e fundit është intensifikuar, nëpërmjet grupeve të miqësisë e komisioneve parlamentare dhe nxit e mbështet marrëdhëniet dypalëshe. Të dy vendet po bashkëpunojnë për dekurajimin e flukseve migratore, luftën kundër trafikimit që shfrytëzon kanalet migratore dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”, u shpreh Nikolla.
Ambasadori Alastair King-Smith falenderoi Kryetaren Nikolla për vullnetin për rritjen e bashkëpunimit dypalësh e parlamentar dhe vuri në dukje se edhe nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar konstatohet i njejti vullnet për bashkëpunim. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të vijojë bashkëpunimin me Qeverinë e Shqipërisë, duke avancuar programet që po zbatohen si edhe duke zbatuar programe të reja, me fokus në zonat veriore të vendit.
Nikolla dhe Ambasadori King-Smith biseduan edhe mbi bashkërendimin e luftës kundër trafiqeve, korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbi prioritetet e kalendarit të punës së Kuvendit, përgatitjet për zgjedhjet vendore të 14 majit etj.
Bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar do të konkretizohet me fillimin së shpejti të projektit “Rritja e llogaridhënies së qeverisë përmes një parlamenti më të përgjegjshëm”, si pjesë e Programit të Lirisë dhe Qëndrueshmërisë 2022-2025.
Projekti do të ndihmojë përmirësimin e procesit legjislativ dhe rrisë kapacitetet e Kuvendit dhe bashkëpunimin me median e shoqërinë civile për të mbikëqyrur politikëbërjen dhe zbatimin e programeve qeverisëse. “Transparenca dhe llogaridhënia janë prioritetet e mia si Kryetare e Kuvendit. Llogariadhënia e Qeverisë në Kuvend ndihmon llogaridhënien e Kuvendit para qytetarëve.”, nënvizoi Nikolla.
Kryetarja e Kuvendit ftoi për një vizitë zyrtare në Kuvendin e Shqipërisë, Kryetarin e Dhomës së Komuneve, Sir Lindsay Hoyle.
LEXO GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar