S’iu thye asnjë xham, cila është ndërtesa e vetme që rezistoi në qytetin e rrafshuar

14 Shkurt 2023 | 13:07

Adiyaman, është një nga qytetet më të goditura nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë mëngjesin e 6 shkurtit.

Pothuajse të gjitha ndërtesat u kthyen në rrënoja ose u dëmtuan, por vetëm një prej tyre mbeti e paprekur.

Bëhet fjalë për Qendrën Kulturore Commagene, e cila është ndërtuar nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë me fonde të BE-së.

Një konstruksion xhami që i ka rrezistuar lëkundjeve 7.8 ballë pa patur asnjë dëmtim të vetëm.

Mediat turke shkruajnë se Qendra Kulturore Commagene është ndërtesa e parë inteligjente e qytetit. Ndërtimi i saj filloi në vitin 2020 dhe përfundoi vitin e kaluar.

Një tregues që dëshmon se aplikimi i teknologjisë së duhur në ndërtim mund t’i rezistoj edhe tërmeteve shkatërrimtar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se një ekip prej 85 specialistësh francezë në operacionet e kërkim-shpëtimit po dërgohet menjëherë në Venezuelë. Macron foli me presidenten...
14:25 | 25/06/2026

Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Disa të plagosur (VIDEO)

Një automjet ka marrë përpara një turmë njerëzish që ishin mbledhur në vendpushimin e njohur turistik të Cabo San Lucas, pasi Meksika fitoi një ndeshje...
14:19 | 25/06/2026

Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura

Kombet e pasura me shkallën më të lartë të emigracionit gjatë 35 viteve të fundit përfituan një përfitim të madh ekonomik dhe shumë prej tyre...
13:52 | 25/06/2026