Azgan Haklaj zbulon emrin e ministres që i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Rama
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj, zbuloi në studion e Euronews Albania emrin e ministres së kabinetit qeveritar që i ka dhënë dorëheqjen kryeministrit Rama.
Sipas tij, ajo është ministrja e Financave Delina Brahimaj, e cila ka paraqitur dorëheqjen pas arrestimit të Sekretarit të Përgjithshëm, Arlind Gjokuta, në dikasterin që ajo drejton.
Haklaj theksoi se ndryshe nga sa thotë Sali Berisha kjo dorëheqje nuk lidhet aspak me çështjen McGonigal.
“Berisha krejt revolucionin e ktheu te i-padi, duke thënë kam video këtu, t’i nxjerrë videot po i ka?!
Thotë kam dorëheqjet, t’i nxjerrë t’i thotë me emra.
Po është e vërtetë që ka pasur dorëheqje në qeveri, ministrja e Financave ka dhënë dorëheqjen, pas arrestimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, por s’ia ka panuar zoti Rama.
Nuk ka lidhje me McGonigal por Berisha i lidh të gjitha bashkë. Ka dhënë dorëheqjen se buxheti është kushtetuta financiare e një vendi”, tha Haklaj.
LEXO GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë