KQZ dorëzon në Korçë dokumentacionin për administrimin e zgjedhjeve, mungon PD
Këtë të martë janë konstituar dy KZAZ-t e Bashkisë së Korçës dhe asaj të Devollit, të cilat do të menaxhojnë dhe administrojnë zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Në gjithë Qarkun e Korçës do të ushtrojnë procesin zgjedhor 7 KZAZ.
Anëtarja e KZAZ nr.73 në Bashkinë e Korçës, Eva Naçi, bëri me dije se këtë të martë kanë marrë në dorëzim nga ana e KQZ të gjithë dokumentacionin e duhur për të dy KZAZ-të e kësaj bashkie.
“Sot është konstituar KZAZ sipas afateve proceduariale të përcaktuar në kodin zgjedhor, që është 3 muaj para zgjedhjeve. Bashkia e Korçës do të ketë dy KZAZ, që është nr. 73 që përfshin qendrat e njësive administrative dhe KZAZ 74 e cila përfshin qendrat e votimit të Korçës. Ne sot morem bazën materiale, kemi pasur kuorumin, kemi zgjedhur dhe kryetarin”, tha Naçi.
Në konstituimin e tre zyrave të KZAZ-ve Korçë dhe Devoll nuk kanë qenë të pranishëm antarët e Partisë Demokratike, ku ende nuk dihet mënyra sesi do të procedojë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.
“KZAZ ka 8 anëtarë dhe sekretarin që është pa të drejtë vote. Ne kemi pasur anëtarët e Partisë së Lirisë, duhet të ishte dhe PSD tek ne, po për arsye objektive nuk ka pasur mundësi të vijnë dhe antarët e PS. Nga Partia Demokratike kanë munguar 2 anëtarët e KZAZ-ve”
Ne Bashkinë e Korçës mundësinë për të votuar e kanë 110.000 persona në zgjedhjet vendore të këtij viti, ndërkohë që në zgjedhjet parlamentare e kanë ushtruar të drejtën e votës rreth 45.000 qytetarë.
LEXO GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet