“Ulërima dhe zhurmë”, dëshmitë e para të fqinjëve të kenianes
Aktivistja Sevim Arbana tha në “Now me Erla Mëhillin” se deponimi i një banoreje të rezidencës ku jetonte keniania tregon se kishte dëgjuar zhurmë.
“Ishte zhurmë në apartamentin sipër, disa ulërima dhe pastaj një zhurmë e madhë që ra kështu bum dhe unë në mëngjes kam shkuar kam denoncuar, thotë banorja,” – u shpreh Arbana.
Joy Ayoko u shtrua në spitalin e Traumës më datë 14 gusht 2022. Ajo u gjet pa ndjenja, e dhunuar poshtë ballkonit të shtëpisë së saj.
22-vjeçarja i mbijetoi fillimisht plagëve të marra, por një dëmtim në tru e la në gjendje vegjetative. E reja nuk i mbijetoi dot dëmtimeve të marra, duke ndërruar jetë 6 muaj pas ngjarjes së rëndë.
Që nga ajo ditë e deri më sot, ende nuk ka asnjë të dyshuar ndonëse pista e dhunimit vërtetohet edhe nga përgjigjja e Prokurorisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
“Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar