“Shishe me alkool dhe abuzimi seksual”, dëshmia e shoqes së 22-vjeçares keniane
Gazetari Dritan Laci tha në emisionin Now në Euronews Albania se shoqja e 22-vjeçares keniane Joy Ayoko e cila humbi jetën disa ditë më parë pasi u dhunua në Tiranë, dhe një nga të dyshuarat për ngjarjen, ka dhënë dëshmi kontradiktore në polici.
Sipas dëshmisë së dhënë prej saj, Joy ishte e frustruar për shkak të një abuzimi seksual në të shkuarë ndaj konumonte shumë alkool.
“Telefonata e të ëmës me Joy natën e ngjarjes, tregon se ajo nuk ka parë asgjë anormale në dhomë, kurse në dëshminë e shoqes së dhomës, Emili, e cila është edhe një nga të dyshuarat kryesore për ngjarjen thuhej se në dhomë kishte alkool, madje aty thuhet se Joy ishte e frustruar për shkak të së shkuarës në Kenia për shkak të një abuzimi seksual, ndaj konsumonte shpesh alkool në sasi të mëdha. Kur Emili është kthyer në mëngjes, dhoma ishte e rregullt, veç faktit që Joy kishte lënë çelësin në derë dhe celularin, pra gjithçka bie në kundërshtim me dëshminë e saj më herët”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
“Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar