Kush e vrau kenianen? Flor Gjini: Roli i të dashurit dhe lëvizja e parë e kazinosë
Gazetari Flori Gjini tha në “Now me Erla Mëhillin” se sipas bisedës me nënën e kenianes që u dhunua në Tiranë dhe vdiq 6 muaj më vonë, kazinoja ku punonte 22-vjeçarja i kishte vënë në dispozicion një shofer nënës për ta çuar vazhdimisht nga shtëpia në spital kur ajo erdhi në Tiranë.
“E kam pyetur nënën nëse kompania e kazinosë i ka ofruar para dhe ajo e mohoi. Më kanë ofruar, tha, vetëm qëndrimin tim këtu. A ka qenë më pas i dashuri, a ka qenë kompania?! I ka ofruar edhe para i dashuri në ndihmë të Joy në këtë situatë. Këto janë disa detaje,” – u shpreh Gjini,
Joy Ayoko u shtrua në spitalin e Traumës më datë 14 gusht 2022. Ajo u gjet pa ndjenja, e dhunuar poshtë ballkonit të shtëpisë së saj.
22-vjeçarja i mbijetoi fillimisht plagëve të marra, por një dëmtim në tru e la në gjendje vegjetative. E reja nuk i mbijetoi dot dëmtimeve të marra, duke ndërruar jetë 6 muaj pas ngjarjes së rëndë.
Që nga ajo ditë e deri më sot, ende nuk ka asnjë të dyshuar ndonëse pista e dhunimit vërtetohet edhe nga përgjigjja e Prokurorisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes