Rusia shton sulmet, Ukraina ka një kërkesë urgjente për Perëndimin
Ukraina u ka kërkuar aleatëve të saj perëndimorë që të përshpejtojnë furnizimin me armë dhe pajisje luftarake.
Kërkesa e Ukrainës vjen në kohën kur ministrat e Mbrojtjes të NATO-s përgatiten të takohen për të dytën ditë me radhë, dhe kur Rusia ka intensifikuar përpjekjet e saj disamujore për të kapur qytetin lindor të Bakhmutit.
Me ofensivën e re të Rusisë në rajonin lindor të Donbasit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, më 14 shkurt, paralajmëroi se Rusia po përpiqet të fitojë në fushëbetejë përpara se dërgesat perëndimore të armatimit të mund të mbërrinin në Ukrainë, shkruan REL.
“Mund të them me besim se tendencat bazë mbeten të pandryshuara. Së bashku, Ukraina dhe partnerët e saj po bëjnë gjithçka për të siguruar që shteti terrorist të humbasë. Dhe që kjo të ndodhë sa më shpejt”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës.
Në ditën e parë të një takimi dy-ditor në Belgjikë, ministrat e mbrojtjes të NATO-s treguan ngurrim për të dërguar avionë luftarakë – diçka që zyrtarët ukrainas e kanë kërkuar vazhdimisht.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta