Masat anti-COVID në Europë, karantinim i dytë në Angli dhe Irlandë
Shumica e vendeve europiane kanë rivendosur shtetrrethime duke nisur nga e hëna në mbrëmje për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë COVID-19.
Rritja e numrit të të infektuarve dhe përkeqësimi i situatës në Francë e ka detyruar shtetin të ndërmarrë një nga shtetrrethimet me orarin më të gjatë, krahasuar me vendet e tjera europiane.
Shtetrrethimi francez përfshin fashat e orarit nga nëntë e darkës deri në gjashtë të mëngjesit. Orare të ngjashme kufizuese janë urdhëruar edhe në Zvicër dhe Belgjikë.
Gjithashtu edhe vende të tjera europiane kanë ndërmarrë vendosjen e masave kufizuese që nuk lejojnë lëvizjen e qytetarëve gjatë natës. Biznese, si lokalet dhe restorantet, janë detyruar të mbyllen si pasojë e situatës aktuale të pandemisë.
Italia dhe Spanja janë dy prej vendeve më të prekura, që kanë urdhëruar së fundmi këto masa. Mbyllja e dy vendeve varion nga ora njëmbëdhjetë e darkës deri në pesë ose gjashtë të mëngjesit. E njëjta situatë po vijon edhe në shtetin grek.
Pavarësisht kufizimeve të vendosura, Gjermania, Portugalia dhe Hungaria duket se përjashtohen nga lista, sepse nuk kanë urdhëruar asnjë shtetrrethim. Megjithatë këto vende vazhdojnë të kenë në zbatim masën e maskave të detyrueshme.
Mbretëria E Bashkuar është një nga vendet që ka urdhëruar vendosjen e një karantinimi të dytë mbarëkombëtar, që do të zgjasë për dy javë. Ndërkohë edhe Irlanda ka urdhëruar të ndiqet I njëjti protokoll, por për një periudhë gjashtë javore.
Lexoni gjithashtu:
Italia pas protestave, dëme të shumta në Torino
Protesta në Itali, qytetarët të zemëruar me masat e reja kufizuese: Jemi në prag të kolapsit
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik