Rrahu të riun, pezullohet nga detyra oficeri. I dhunuari përfundon në burg pasi…

15 Shkurt 2023 | 13:31

Është pezulluar nga detyra oficeri i policisë Gjergji Riza, i cili ishte personi që në videon e publikuar nga Euronews Albania dhunoi shtetasin Ervin Norolla në qytetin e Pogradecit.

Burime bëjën me dije gjithashtu se në pranga ka përfunduar dhe personi i dhunuar, pasi gjatë kontrollit nga policia disa ditë më parë i është gjetur një sasi prej 50 gramë heroinë.

E gjithë skena është e filmuar nga kamerat e një banese dhe ka ndodhur brenda ambienteve të një pallatit.

Siç shihet dhe nga pamjet Riza e mbështet të riun në mur dhe nis ta qëllojë pa pushim me shpulla në fytyrë.

Vendimi për pezullimin e oficerit nga detyra u bë menjëherë pas publikimit të rastit në media.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026