Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti pozitiv me COVID-19

28 Tetor 2020 | 08:43

Ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është infektuar nga coronavirusi dhe për këtë është vënë në vetë-izolim.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Kurti përmes një postimi në Facebook, në të cilin shprehet se pas disa simptomave të lehta si koll dhe skuqje sysh, është testuar dhe ka rezultuar i prekur nga infeksioni.

“Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim,” – u shpreh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti i shtohet kështu listës së dhjetëra politikanëve të Kosovës, të cilët janë prekur nga COVID-19. Më parë infeksionin e kanë kaluar, kryeministri Avdullah Hoti, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, apo dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026