Rama sërish thirrje naftëtareve: Dilni nga greva të qajmë hallet, po gjejmë investitorë për të rindezur rafinerinë

28 Tetor 2020 | 09:32

Ka vijuar në distancë komunikimi i kryeministrit Edi Rama me naftëtaret e uzinës së Ballshit, të cilat prej 14 ditësh janë ngujuar në grevë urie në kërkim të pagave të prapambetura.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë bën sërish apel që naftëtaret të heqin dorë nga ultimatumet dhe të dalin nga greva, pasi vetëm kështu mund të ulet me to për të qarë hallet, siç shprehet vetë ai, për një hall që s’e ka krijuar qeveria.

Veç të tjerash, kryeministri theksoi se qeveria është duke punuar për të gjetur investitorë seriozë që të mund të rivënë në punë rafinerinë e naftës në Ballsh.

“Të dashura greviste të Ballshit, është e drejta juaj të mos dilni nga greva, por është e pamundur të ulemi bashkë me presione e ultimatume! Jam gati të vij tek ju sapo të mbyllni grevën e të flasim si do mundemi t’ju ndihmojmë për këtë hall që nuk e ka krijuar qeveria”, shkruan veç të tjerash kryeministri.

Kjo është e disata herë që kreu i qeverisë u drejtohet naftëtarëve të dalin nga greva e urisë si e vetmja mënyrë, sipas tij, për të diskutuar lidhur me problemin e tyre, por ka marrë çdo herë përgjigje refuzuese nga këto të fundit.

Prej rreth një muaji naftëtarët e rafinerisë kanë hyrë në grevë urie. Javën e fundit grevën e kanë vijuar gratë, ndërkohë që shumë prej tyre kanë vuajtur ndërlikime shëndetësore.

Punonjësit e rafinerisë së Ballshit kërkojnë dhjetëra paga të pashlyera dhe rinisjen e punës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)

Protestuesit prej më shumë se dy orësh po vijojnë protestën e tyre paqësore kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit prej ditësh kanë treguar anën e tyre...
20:24 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026