Rudina Hajdari tregon çështjet që bëjnë skeptike Holandën: Shqipëria ka ndërmarrë reforma të thella, nuk krahasohet me RMV

28 Tetor 2020 | 11:37

Euronews Albania siguroi tekstin e përpiluar nga vendet anëtare të Bashkimit Europian për Shqipërinë, ku theksohet vlerësimi i vendit për përparimet e arritura dhe punën që mbetet ende për t’u bërë.

Dje u zhvillua një bisedë online mes përfaqësuesve të parlamentit shqiptar, Taulant Balla e Rudina Hajdari me anëtarët e Komisionit për Çështjet Europiane në Parlamentin Holandez. Qeveria holandeze do t’ia dërgojë parlamentit vlerësimin e paketës së zgjerimit, e cila do të ndiqet nga një debat më 3 nëntor.

Deputetja Rudina Hajdari tha për Euronews Albania se skepticizmi i Holandës në drejtim të Shqipërisë i atribuohet kryesisht partive të djathta të cilat edhe për shkak të ideologjisë janë më të rezervuara sa i përket procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Sipas saj, anëtarët e partive të djathta nuk ishin të bindur me të gjitha arritjet e  bëra nga Shqipëria, për të cilat siç tha kishin të informuar, por morën edhe informacion të detajuar nga pala shqiptare.

Znj. Hajdari theksoi se komisioni u informua lidhur me reformat e thella që po bën Shqipëria në të gjitha fushat, duke veçuar reformën në drejtësi, që është një nga reformat më të mëdha, çka sipas saj e bën të pakrahasueshëm pozicionin e Shqipërisë me atë të Maqedonisë së Veriut.

“Holanda ka qenë një nga vendet që e ka futur edhe çështjen e ligjit të mediave në kushtet për Shqipërinë, ndërsa Gjykata Kushtetuese nuk besoj të na penalizojë, sepse sot gjykata ka 4 anëtare, por shpejt do ketë 5.

Çështjet që kërkohen më së shumti nga Holanda janë ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta, i krimit të organizuar dhe trafiku i drogës në vendet e BE”, shpjegoi znj. Hajdari, ndërsa shtoi se reforma në drejtësi mbetet një nga kushtet kryesore.

E pyetur lidhur me pozicioni e saj në Nismë Thurje, deputetja u shpreh se ai ishte një bashkëpunim në vazhdën e mbështetjes që ajo i ka dhënë shoqërisë civile, ndërsa theksoi se Nisma do të quhet edhe lëvizja politike e drejtuar prej saj, që do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026