Një aplikacion për Durrësin, ofron informacion për qytetin bregdetar në dy gjuhë
I gjithë Durrësi shumë shpejt pritet të gjendet në një aplikacion të vetëm.
“Visitdurres.al” është risia, që bashkia Durrës po përgatit për këtë sezon veror.
“Një nga nismat më inovatore është dizenjimi dhe krijimi i një aplikacioni. ‘Visitdurres.al’ do të ofrojë të gjithë gamën e informacionit për qytetin e Durrësit”, Floreta Kërtusha, përfaqësuese e Drejtorisë së Turizmit.
Krahas kësaj, drejtoria e turizmit po punon për krijimin e një portali unik me po të njejtin funksion.
Të aksesueshëm në dy gjuhë, Durrësi do të jetë kështu vetëm një “click” larg.
“Një veçanti për aplikacionin është fakti që informacioni do të jetë në dy gjuhë, atë angleze dhe shqipe. Kjo do t’u japë akses edhe turistëve të huaj, të cilët janë të interesuar për të vizituar Durrësin. Veç aplikacionit do të krijohet edhe një portal unik informacioni dedikuar turizmit”, u shpreh Kërtusha.
Ndërsa Durrësi vijon të mbajë “kurorën” e turizmit në vend, pse ky aplikacion kaq i domosdoshëm erdhi kaq vonë?
“Është iniciuar më herët, që në vitin 2019, por si pasojë e tërmetit dhe pandemisë u bë e pamundur ndërmarrja e nisme të tillë”, tha ajo.
Aplikacioni pritet të jetë gati para nisjes së sezonit turistik, kur dhe do të regjistrohen flukset e para të turistëve vendas dhe të huaj në qytetin bregdetar.
Ky i fundit, vitin e kaluar ishte kampion i turizmit dhe duket se këtë pozicion do ta mbajë edhe këtë vit.
LEXONI GJITHASHTU
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec