Shqipëria merr 2000 doza vaksinë HPV, mbron gratë nga kanceri i qafës së mitrës
2 mijë doza të tjera të vaksinës ndaj human papilloma virusit, e cila mbron nga kanceri në qafën e mitrës kanë mbërritur në Shqipëri.
Ato janë shpërndarë në të gjitha poliklinikat e vendit dhe do të aplikohen tek të gjitha vajzat e lindura në vitin 2009.
Vaksina kundër HPV është përfshirë në programin kombëtar të imunizimit dhe ofrohet në një dozë të vetme, bazuar në vlerësimin e Komitetit Kombëtar të Ekspertëve të Imunizimit dhe në rekomandimet e grupit të ekspertëve të OBSH.
Ministria e shëndetësisë Ogerta Manastirliu vlerëson se ka pasur interes të lartë që prej nisjes së injektimit të kësaj vaksine në nëntor.
“Ne do të vijojmë fushatën kombëtare të vaksinimit kundër HPV dhe që në muajt e parë të aplikimit të vaksinës, janë 2400 vajza të cilat janë vaksinuar dhe kemi pasur një përthithje maksimale të vaksinave. Ndërkohë që kemi tashmë të mbërritura 2000 vaksina të tjera, të cilat menjëherë janë shpërndarë në të gjithë territorin. Përfshirja e kësaj vaksine në Kalendarin Kombëtar të Vaksinimit e bën tashmë vaksinën të aksesueshme nga i gjithë targeti përfitues, që janë vajzat 13-vjeçare”, tha Manastirliu.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë