Akreditohen 250 qendra shëndetësore, Manastirliu: Shërbim më cilësor për qytetarët

8 Shkurt 2023 | 19:13

Më shumë se 60 % e qendrave shëndetësore në të gjithë vendin janë akredituar për 5 vite. Poliklinika e Balldrenit në Lezhë është e fundit që i është bashkangjitur listës së mbi 280 strukturave spitalore që tashmë kanë marrë kartën e cilësisë.

“Janë në të gjithë vendit mbi 250 qendra shëndetësore dhe ambulanca të akredituara, që do të thotë që shërbimi ofrohet me një garanci të shtuar, por edhe me një siguri të shtuar për qytetarët dhe pacientët që marrin shërbime”, tha Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë.

Paralel me certifikimin e qendrave shëndetësore, po bëhet edhe rehabilitimin i tyre.

“Falë programit të qeverisë shqiptare për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore, ndërsa në fazën e dytë të këtij programi janë rehabilituar 40 qendra dhe për  2023 do të rehabilitohen 60 qendra të tjera shëndetësore”, u shpreh Manastirliu.

Rritja e pagave për bluzat e bardha do të vijojë edhe në 2023.

“Do të kemi një rritje të pagave me 7% këtë për 19 mijë mjekë dhe infermierë të sistemit shëndetësor publik”, tha ministrja.

Edukimi i vazhdueshëm nëpërmjet trajnimeve të mjekëve është një tjetër prioritet për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026