Hapet laboratori në QSUT, Manastirliu: Analizat për tumoret me standarde evropiane
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu pa nga afër këtë të mërkurë Laboratorin e ri të Shërbimit të Anatomisë Patologjike, i investuar me pajisje të një teknologjie të re.
Manastirliu gjatë fjalës së saj e konsideroi laboratorin një hallkë shumë të rëndësishme të diagnostifikimit në kohë të sëmundjeve tumorale.
“Ky investim është shumë i rëndësishëm përsa i përket diagnostikimit në kohë të sëmundjeve tumorale dhe trajtimit efektiv të sëmundjeve. Me Shërbimin e Anatomisë-Patologjike që tashmë do të ketë me të vërtetë një hop cilësor përsa i përket kohës së përgjigjes, përsa i përket biopsive, imunohistokimisë, patologjive dhe të gjitha ekzaminimeve që ofrohen, numrit vetë, pra volumit të punës, i cili do të rritet sepse më shumë analiza do të kryhen dhe shpejtësia dhe automatizimi i proceseve garanton që të kemi më shumë mundësi për të bërë më shumë volum të analizave laboratorike. Dhe kjo është një garanci për qytetarët, për të marrë shërbim në kohë, shërbim më të shpejtë, shërbim shumë cilësor sepse në të gjitha spitalet ku këto laboratorë do të shtrihen kështu sikurse është dhe në QSUT, do të ketë të njëjtin standard”, tha Manastirliu.
Duke folur për modernizimin e këtij shërbimi, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh: “Edukimi në vazhdim nëpërmjet rrjetit të Anatomisë-Patologjike të digjitalizuar do të bëhet shumë më i lehtë sepse do të ketë një komunikim në kohë reale mes mjekëve të anatomo-patologë në vend”- tha Manastirliu.
Drejtuesja e Shërbimit të Anatomisë Patologjike foli për rëndësinë e këtij investimi, kur tha se tashmë testet imunohistokimike do të garantohen në kohë për të gjithë pacientët, duke e quajtur këtë laborator si “të gjeneratës së re”.
Laboratori i ri i Anatomisë Patologjikë në QSUT do t’i shërbejë rreth 15 mijë pacientëve në vit dhe do të jetë një laborator bërthamë për të gjithë shërbimin e Anatomisë Patologjike në vend. Ky investim është pjesë e investimit për modernizimin e rrjetit të laboratorëve publikë me të njëjtin standard në çdo spital.
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia