Krisje në LVV, Abazi i shpall luftë Kurtit. Pritet të flasë për skandalet e qeverisë
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka njoftuar se me urdhër të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është iniciuar shkarkimi i tij nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE- Kosovë.
Abazi ka paralajmëruar se sot, në orën 10:00, do të mbajë një konferencë për media ku do të flas lidhur me kërkesën e Kurtit për shkarkimin e tij
Ai ka thënë se “po ashtu do te flase edhe për audio/video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë”.
Haki Abazi kohët e fundit shpesh herë ka dalë kundër qëndrimeve të partisë së tij në Kuvend.
Ai ka kundërshtuar qëndrimin e kryeministrit Kurti për targat. Abazi ka është deklaruar edhe kundër Strategjisë së energjisë si dhe kundër themelimit të Byrosë për konfiskimin e pasurisë së kundërligjshme
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, sot si pikë e veçantë e rendit të ditës është edhe propozimi i Grupit Parlamentar të LVV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset