U përjashtuan nga seancat, deputetët e PD-së ankimojnë vendimin. Mblidhet Byroja

16 Shkurt 2023 | 10:08

Deputeti i  PD-së Oerd Bylykbashi ka bërë me dije se kanë ankimuar vendimin për përjashtimin e deputetëve të opozitës nga seancat plenare për disa ditë.

në një deklaratë për mediat ai tha se deri në momentin që ankimimi të merret në shqyrtim nga Byroja e Kuvendit , deputetët kanë të drejtë të futen në Parlament.

“Siç mund të jeni të informuar ndërkohë, është bërë ankim në Byronë e Kuvendit për deputetët që janë ndëshkuar në mënyrë të paligjshme për përjashtim nga seanca e sotme. Ky ankim detyron menjëherë Kuvendin të pezullojë vendimin. Deri në shqyrtim të ankimit, deputetët kanë të drejtë të marrin pjesë në çdo seancë. E thotë rregullorja qartë. Deputetët kanë të drejtë të futen  dhe nuk mund të ndalohen. Garda ka të drejtë të zbatojë ligjin. Edi Rama po e përdor Kuvendin dhe rregulloren si instrumentra reopresive mbi pluralizmin parlamentar”- tha ai.

Deputeti tha se Rama ka nevojë që të zbrazet salla e Kuvendit e për këtë arsye ai ka marrë masa në  grup në mënyrë që të zbrasë parlamentin nga opozita.

“Ne kërkojmë që Byroja ta marrë në shqyrtim kërkesën tonë. Nuk ekziston asnjë lloj e drejte e askujt që të ndalojë një deputet të futet në seancë. Kjo tregon qartazi  se kush është qëllimi që kanë këta, Edi Rama dhe shumica parlamentare. Kërkojmë zbatimin e drejtave të Kuvendit”- shtoi ndër të tjera ai.

Pas deklaratës së tij është mbledhur dhe Byroja e Kuvendit, ku mesa duket do të shqyrtojë ankimimin e deputetëve të PD-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha reagon për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA: Ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin liriadashës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Berisha shkruan se përgjatë këtyr...
14:15 | 04/07/2026

Presidenti Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Mirënjohje për mbështetjen ndër vite

Presidenti Bajram Begaj këtë të shtunë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale dhe ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e...
08:43 | 04/07/2026

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, reagon Rama: Një festë e veçantë për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” ka reaguar lidhur me 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Rama ka ndarë një...
08:30 | 04/07/2026