“Ramës do i shkojmë dhe në Surrel”, Këlliçi: Garda të tërhiqet nga dera e Kuvendit
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi i cili është përjashtuar nga seancat plenare për disa ditë i ka bërë thirrje Gardës se Republikës që të tërheqë trupat nga dera e Kuvendit në mënyrë që deutetët të futen në seancë.
Në një deklaratë për mediat, Këlliçi theksoi se afera e McGonigal e ka tmerruar kreun e qeverisë Edi Rama e ndaj nuk lejon deputetët të futen ne seancë.
Deputeti thekson se ai dhe kolegët e tij nuk kanë bërë asgjë kundër ligjit.
“Aty siç e shihni janë trupat e Gardës të republikës që po bëjnë luftë me deputetët, a thua se po i shkojmë Ramës në Surrel por dhe atje do i shkojmë. Garda të tërheqë trupat dhe të futemi të marrim pjesë në seancë. Aktualisht që ne flasim kemi zbatuar rregulloren dhe kemi çuar ankimimin. Nuk e di se ça tjetër duhet të bëjmë, ça ligji duhet të zbatojmë që të marrim pjesë në seancë. Jam përjashtuar tre herë brenda javës pa folur. Kjo është çmenduri. E di se McGonigal e ka tmerruar Edi Ramën. Kur i është bërë kjo që na është bërë ne PS. Po kërkojmë të hyjmë në seancë në zbatim të rregullores. A kanë fytyrë të dalin në publik. Ça i kam bërë unë parlamentit, pse nuk del garda të ndalojë Ramën që vjedhë paratë e shqiptarëve, Arben Ahmetajn dhe Lindita Nikolla. Çfarë kam bërë unë dhe kolegët e mi. Që një muaj kanë një sjellje absurde. Të zbatohet ligji. U bëj thirrje që të futemi në seancë. Duhet të futemi brenda”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)