6-vjeçarja dhe plaku mjekërbardhë, imami: Histori të ngjashme ka në Kuran
Në raste të tilla Zoti na tregon gjurmët e mëshirës së tij dhe i përkujton njerëzit se është Ai i cili e ka krijuar vdekjen, në të njëjtën kohë është Ai i cili e dhuron dhe jetën.
Ishte kjo deklarata e imam Erjol Haxhiut në një intervistë për Euronews Albania ndërsa komentonte temën se kush po i mbron fëmijët nën rrënojat e tërmetit që shkatërroi zonat afër kufirit turko-sirian.
Referuar 6-vjeçares që tha se e shpëtoi një plak mjekërbardhë, zv. Myftiu i Tiranës u shpreh se edhe të rriturit, edhe fëmijët kanë një mbrojtje të veçantë dhe histori të ngjashme janë edhe në Kuran.
“Një nga gjërat që i mbron fëmijët janë punët e mira që bëjnë prindërit e tyre dhe kjo me të vërtetë është shumë interesante, po prap në Kuran,” – tregoi Haxhiu duke rrëfyer kështu një tjetër histori të shkruar në librin fetar.
“Rastin e kësaj vajzës nuk e di, ndoshta kanë bërë ndonjë punë të mirë të fshehtë dhe Zoti ka dashur t’iu japë një mesazh pozitiv duke ua mbrojtur fëmijën edhe duke qëndruar nën rrënoja tre ditë, pa pasur asnjë lloj problemi shëndetësor.,” – u shpreh imami.
LEXONI GJITHASHTU:
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 11:11 Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)
- 11:06 Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë
- 11:03 Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave
- 10:55 Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump