Kërkoi heqjen e sekuestros për pronat, Kushtetuesja merr vendimin për gjyqtarin
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërekesën e ish anëtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, për heqjen nga sekuestro të pasurive të tij.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur moskalim për gjykim në seancë planare të çështjes ndaj tij sa i takon vendimit të GJKKO-së, për sekuestrimin e tyre.
Thanza, i cili po hetohet nga SPAK per fshehje pasurie kërkon që t’i kthehet apartamenti dhe garazhi i sekuestruar.
Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë u mor nën hetim nga SPAK për fshehje dhe mosdeklarim pasurie. Ish gjyqtarit me vendim të gjykatës së Posaçme, iu sekuestrua për 2 pasuri të paluajtshme në emër të tij. Konkretisht, një apartament 70 m2 dhe një garazh 23 m katrorë në Tiranë.
“Kolegji vlerëson se vendimi nr. 00-2022-582, datë 09.06.2022 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, me objekt sekuestrimin e pasurisë në zotërim të kërkuesit, nuk konsiderohet përfundimtar, në kuptim të nenit 131, pika 1, shkronja “f”, të Kushtetutës dhe ai kaende mjete juridike në dispozicion për korrigjimin e parimeve dhe të drejtave kushtetuese të pretenduara si të cenuara nga gjykatat e juridiksionit të zakonshëm.Në kushtet kur ky kriter paraprak nuk plotësohet, analiza e përmbushjes së kritereve të tjera të pranueshmërisë bëhet e panevojshme, për shkak të karakterit kumulativ të tyre.
Në përfundim të analizës për kriteret paraprake, Kolegji çmon se çështja nuk mund të kalojë për shqyrtim në seancë plenare”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.
LEXO GJITHASHTU:
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë