Kufiri detar në Hagë, Bashkurti: Greqia është entuziaste, Shqipëria në vështirësi
Profesori për marrëdhëniet ndërkombëtare, Lisen Bashkurti thotë se me dërgimin në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës të çështjes së detit, praktikisht negociatat nisin nga e para për caktimin e kufirit ujor mes Shqipërisë dhe Greqisë.
“Çështja po fillon nga e para. Diplomacia ka dështuar për të dy palët por me sa duket vendosmëria e palës greke për ta dërguar në Hagë duket se janë të përgatitur për këtë hap.
Kanë përvojë pasi kanë kaluar disa marrëveshje është një nga vendet me histori detarie dhe kontribut për detet në botë. Fakti që janë shumë entuziast, pala shqiptare është përballë një procesi të vështirë”, tha z. Bashkurti.
Diplomati thotë se, vendi ynë duhet të nisë nga puna për “projektin shqiptar” mbi këtë çështje.
“Nevojitet të ringrihet një grup negociator me tre komponentë; ekspertë të drejtës ndërkombëtare për detin, ekspertë të gjeografisë dhe diplomatë të njohur në procesin e negociatave”, deklaroi z. Bashkurti.
Duke folur për marrëdhënien mes vendeve të rajonit, diplomati deklaroi se rajoni ka një histori të gjatë konfliktesh dhe për këtë arsye ka një nivel të lartë ksenofobie.
“Palët kanë frikë nga njëra tjetra, kanë armiqësi, urrejtje në aspekte të marrëdhënies kulturore dhe sportive. Janë shumë të ngulitura në subkoshiencë dhe shpeshherë të pashpjegueshme”, tha ai.
VIDEO E PLOTË
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)