Mjeku Erion Dasho: Kostoja e testeve për COVID-19 më e lartë në Shqipëri se në Gjermani

29 Tetor 2020 | 06:47

Drejtor i Shëndetit dhe Inovacionit në Frankfurt, mjeku Erion Dasho foli rreth kufizimit të pjesshëm që po ndodh në Gjermani.

Pavarësisht shifrave që nuk duket se janë alarmante dhe protokollit të sigurisë që zbatohet me përpikmëri nga qytetarët gjermanë, rritja e numrit të të infektuarve javëve të fundit ka sjellë vendimin për mbylljen.

Sa i përket situatës në spitale Erion Dasho tha se sistemi shëndetësor në Gjermani i referohet kapaciteteve spitalore dhe për këtë arsye nuk ka pasur ndryshime shqetësuese.

Ndër të tjera ai theksoi se Gjermania ka numrin më të lartë të shtretërve dhe të shtretërve reanimator për banorë në Europë.

“Në këto kushte megjithëse rritja e rasteve është e lartë, shtretërit spitalorë janë ende të lirë, madje në atë nivel sa Gjermania i ka ofruar ndihmë Belgjikës, Hollandës apo Republikës Çeke për të pranuar pacientë nga këto shtete nëse do të jetë e nevojshme,” – tha Dasho.

Ndërkaq mjeku shprehu shqetësimin për situatën e pandemisë në Shqipëri ku qytetarët po i marrin vetë përsipër kostot e COVID-19.

Sipas tij shqiptarët janë duke paguar shumë për testet në institucionet private, për trajtimin e infeksionit dhe madje po paguajnë për t’u trajtuar në shtëpi njësoj siç do të mund të trajtoheshin në spital ndërkohë që kjo është jashtë çdo praktike mjekësore.

“Gjermania ka futur tani në përdorim edhe testet e shpejta të cilat janë shumë të lira, testet që në Gjermani kushtojnë disa euro mua më vijnë informacione nga Shqipëria që i njëjti test po ofrohet mbi 100 euro. Është kriminale,” – tha Erion Dasho në fjalën e tij.

Së fundmi mjeku apeloi për testimet në Shqipëri të cilat duhet të shtohen në mënyrë që të parandalohet përhapja në masë e virusit.

 

Lexoni gjithashtu: 

Kostoja për të prekurit me COVID rëndon xhepat e qytetarëve, ilaçet nuk rimbursohen

Kostoja e COVID-19 në RMV, mjeku i familjes: Ndryshon sipas sëmundjeve shoqëruese

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)

Protestuesit prej më shumë se dy orësh po vijojnë protestën e tyre paqësore para Kryeministrisë kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit prej ditësh kanë treguar anën...
20:24 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026