‘UNESCO’ në Gjirokastër, promovon isopolifoninë dhe xhubletën

UNESCO
17 Shkurt 2023 | 18:24

Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay vizitoi Gjirokastrën, si një ndër qytetet që janë pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore.

Ajo vlerësoi faktorët lokalë dhe qendrorë për promovimin e vlerave të qytetit të gurtë si dhe nxori në pah historinë  bashkëpunimit me Shqipërinë.

“Është vizita ime e parë zyrtare në vendin tuaj të bukur. UNESCO ka një histori të mirë të bashkëpunimit me Shqipërinë, gjatë mandatit tonë sa i përket kulturës, trashëgimisë kulturore, diversitetit kulturor, por edhe mirëmenaxhimi i ujit apo dhe edukimi”, tha Audrey Azoulay, drejtoreshë e përgjithshme e UNESCO-s

Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s njoftoi se do të vazhdojë mbështetja konkrete me projekte edhe për vlerat e tjera të Trashëgimisë Kulturore Botërore që ka Shqipëria si kënga iso-polifonike e së fundi dhe veshja tradicionale e xhubletës.

“Unë kisha mundësinë të dëgjoja këngët isopolifonike, të cilat gjithashtu janë të vendosura në Listën e Trashëgimisë jo materiale të UNESCO-s. Ne kemi vendosur edhe xhubletën në listë, e cila është veshja tradicionale e grave. Pra, siç e shikoni kultura është e gjithanshme, sitet, ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, traditat, po ashtu edhe industria e kulturës”, u shpreh Azoulay.

Prej vitit 2005 qyteti i Gjirokastrës është pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore Botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s, duke ndikuar ndjeshëm në rijetëzimin e vlerave historike, ndërtimore dhe zhvillimin e turizmit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026