Xhubleta 4 mijë vjeçare në UNESCO! Margariti jep lajmin
Xhubleta është tashmë pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale botërore nën mbrojtjen e UNESCO- s.
Veshja tradicionale e grave të Malësisë, më shumë se 4 mijë vite e lashtë tashmë është pjesë e pasurisë së gjithë njerëzimit.
Nga mbledhja e komitetit ndërqeveritar për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale që mbahet në Marok, ministrja e Kulturës Elva Margariti ka ndarë lajmin e mrekullueshëm.
“Komitetit ndërqeveritar për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale sapo miratoi në formë unanime shpalljen e xhubletës dhe dijebërjes së saj si pjesë të listës së trashëgimisë kulturore jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO- s”, tha Margariti.
Me një histori tejet të gjatë, kësaj copëze kaq të rëndësishme të mozaikut historik të kombit tonë dita- ditës po i kanosej zhdukja.
‘’Një thesar që në vrullin e kohës po rrezikonte dita-ditës të humbiste, por ne nuk duhet të lejojmë që xhubleta të mbetet thjesht një relike e së shkuarës dhe me përfshirjen në këtë listë, ajo do të ketë mbështetjen jo vetëm të institucioneve tona, por tashmë edhe të atyre ndërkombëtare”, shprehet ministrja.
Xhubleta është elementi i dytë shqiptar që i shtohet listës së trashëgimisë kulturore jomateriale botërore, pas isopolifonisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare