‘Butrinti, pronë e shtetit’, Margariti: Po ndryshohet vetëm mënyra e menaxhimit

15 Nëntor 2022 | 14:03

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi se Parku i Butrintit nuk është dhënë me koncesion dhe po menaxhohet nga shteti shqiptar.

Në një intervistë për Euronews Albania ajo hodhi poshtë të gjitha akuzat e opozitës dhe tha se Parku i Butrintit është pronë e shtetit shqiptar.

“Nuk ka asnjë koncesion për dhënien e Butrintit. Butrinti po menaxhohet nga shteti shqiptar, është pronë e shtetit shqiptar. Butrinti po menaxhohet nga shteti shqiptar, sipas ligjeve të shtetit shqiptar, sipas konventave ndërkombëtare. Po ndryshohet mënyra e menaxhimit ku kemi patjetër partnerë që besojnë në vizionin tonë.  Shqipëria do të fitojë më tepër dinjitet në sitet tona. Është një rrugëtim ku marrim hapa si vendet e tjera. Është një pasuri botërore, është një pasuri që do të ketë dinjitetin. Është mundësia e artë që u jepet komuniteteve përreth”, tha ministrja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026