1200 familje pa mjek, banorët e fshatit Dërsnik duhet të ecin 30 minuta në këmbë
Ambulanca është e re por brenda saj nuk ka mjek. Kjo është situata në fshatin Dërsnik të Bashkisë së Korçës ku më tepër se 1200 familje u duhet të vuajnë mungesën e mjekut e u duhet të shkojnë në ambulancat e fshatrave të tjerë për të marrë shërbimin e nevojshëm.
Ky i moshuar duhet të ecë 30 minuta në këmbë drejt fshatit Voskop për të marrë një rekomandim, pasi në Dërsnik mjeku mungon.
Banorët e këtij fshati tregojnë vështirësitë që sjell mungesa e një mjeku familje në këtë zonë
“Pa mjek, i japim mamisë me të shkruara të na i marrë në Voskop, kur të dalë për një muaj apo dy. Një zot e di, le të jesh i sëmurë, se ku vete, se ku s’vete asnjë se di. Këtu s’ka doktor fare”, thotë një banor.
“Nuk kemi mjek te ne jo. Ishte njeri po iku, mbetëm. Si ja bëjmë? Ne e dimë. Ikim në Voskop, marrim ato kartat pa të marrësh ilaçe. Si nuk lodhesh e mërzitesh, nuk është kollaj. Ne jemi pleq”, shprehet një tjetër.
Euroneës Albania pyeti Drejtorinë e Shëndetit Publik në Korçë mbi këtë problematikë, të cilët u shprehën se vendi është vakant për këtë pozicion pune, por ende nuk ka pasur asnjë aplikant të interesuar. Mungesa e mjekut i ka vënë në vështirësi, sidomos personat me sëmundje kronike, për të cilët kërkohen kontrolle të vazhdueshme mjekësore.
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
Koçiu për projektin në Zvërnec: Investim që do të rrisë ekonominë dhe do të përmirësojë standardet e turizmit
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq