Mazniku: Trafiku do mbetet sfidë edhe pas 20 vitesh, siç e ka Londra dhe Parisi
Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku tha në emisionin Barometri në Euronews Albania se probleme të tilla si trafiku, mungesa e parkimit, ndërtimet janë probleme që vijnë bashkë me zhvillimin.
Mazniku u shpreh se këto probleme mbeten sfidë për Bashkinë Tiranë, jo vetëm për mandatin e ardhshëm, por edhe për 20 vitet e ardhshme.
“Sa më i zhvilluar të jetë qyteti aq më i madh do jetë trafiku, aq më i madh do jetë densiteti, sa më shumë njerëz të vijnë do duan edhe banesa, prodhohen më shumë mbetje, do ketë probleme me cilësinë e ajrit dhe kosto më të lartë jetese. Këto janë probleme bashkëshoqëruese të cilat zhvillimi edhe i krijon. Këto janë çështje të cilat do vazhdojmë t’i kemi sfida, që do vazhdojnë të jenë këtu e 20 vjet, siç e ka sfidë Londra dhe Parisi”, tha Mazniku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West