Gazetarët në RMV protestë ndaj politikës: Do raportojmë edhe pse na quani të shitur

Kuvendi në RMV
17 Shkurt 2023 | 22:43

Fyerjet dhe censura e politikanëve nuk po pranohen nga gazetarët në Maqedoninë e Veriut. Punonjës të gazetarisë janë ngritur në protestë dhe përpara ndërtesës së Qeverisë kërkuan kërkuan më shumë siguri dhe respekt.

“Kolegun Nevrij e kërcënuan me sëpatë, kameramanin Lubo e goditën me grusht para kamerës, koleges tjetër i fshinë video nga celulari, një drejtor ofendoi dhe shau me fjalët më fyese një gazetare, çdo ditë shohim padi të pabaza nga biznesmenë e politikanë, kërcënime me jetë në rrjete sociale. Nuk e duam këtë ambient, prandaj themi stop”, u shpreh Mlladen Çadikovski, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik kërkoi zbatimin e ligjit me të cilin sulmi ndaj gazetarit do të trajtohet si sulm ndaj një zyrtari.

“Sulmet ndaj gazetarëve janë sulm ndaj opinionit. Mohim i të drejtës së gazetarëve për tu informuar. E përshëndesim sjelljen e ndryshimeve në Kodin Penal pas pesë vitesh me të cilat sulmi ndaj gazetarit do trajtohet si sulm ndaj zyrtarit”, tha Pavle Bellovski.

Lista e problemeve të gazetarëve të Maqedonisë së Veriut është e madhe por më e madhe ishte dëshira e tyre për të kthyer dinjitetin e profesionit.

Shoqata dhe Sindikata paralajmëruan protesta të tjera nëse nuk ndryshon atmosfera në të cilën punojnë ata.

Protesta e gazetarëve të Maqedonisë së Veriut është edhe një shembull i mirë për kolegët në Shqipëri, të cilët punojnë në të njëjtën trysni si ajo që u denoncua në Shkup.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026