Lame i përgjigjet Metës: Të kam bërë ftesë kur ishe president, të jepje shembull!

Artan Lame
18 Shkurt 2023 | 12:01

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka prezantuar disa nga arritjet e institucionit që ai drejton për vitin që lamë pas.

Lame u shpreh se në vitin 2022 janë dhënë 250 mijës certifikata pronësie për legalizim të banesave, të një prone të blerë apo një biznes.

Kreu i Kadastrës iu përgjigj edhe kreut të PL, Ilir Meta i cili pak ditë më parë deklaroi se shumë prona shtetërore janë ende të palegalizuara, përfshirë Presidencën.

Lame u shpreh se që në kohën kur Meta ishte president i ka bërë thirrje që ta regjistrojnë institucionin, por ka refuzuar.

“Meta deklaroi që prona shqiptareve është e pasigurt se kur vetë presidenca është e paregjistruar merreni me mend se ç’bëhet me pronën e shqiptarëve. 250 mijë familje që marrin certifikatën i jep përgjigje. Do i kujtoja Metës që kur ka qenë president i kam bërë thirrje publike ejani të regjistroni Presidencën dhe oborrin për ta shpëtuar nga kafshimet. Nuk u përgjigjën në atë kohë”, tha Lame.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026