Deputetja e PD-së: Nuk do t’i ndalim protestat derisa Rama të vijë në parlament
Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti deklaroi se opozita nuk do t’i ndalë protestat brenda dhe jashtë parlamentit, derisa kryeministri Edi Rama të paraqitet në seancë plenare.
Në një intervistë për Euronews Albania, Koti u shpreh se Rama duhet të vijë në parlament dhe të japë llogari për çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.
“Dje ka qenë seanca e radhës ku ne kemi vazhduar protestën tonë brenda parlamentit. Është seanca e katërt e cila nuk po zhvillohet normalisht për shkak të mungesës së fjalës së opozitës, për shkak të kërkesave që opozita ka depozituar në parlament, por mazhoranca nuk i ka miratuar, për mocion me debat dhe interpelancë me kryeministrin për të dhënë sqarime për çështjen me FBI-në.
Duke qenë se kryeministri i Shqipërisë është i përfshirë në disa afera, ne duam që kryeministri të jetë transparent me qytetarët shqiptarë, të japë llogari në Parlamentin e Shqipërisë. Ne kemi qenë në protestë, brenda dhe jashtë. Ne do vazhdojmë të protestojmë”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
- “Alibeaj, jo në lartësinë e duhur”, Ferdinand Xhaferaj: S’ka bërë një mbledhje
- Sali Berisha shpalos skenarin e 3 marsit: Do protestojmë kudo që shkon Rama
- “S’ke shans”- Berisha sfidon Ramën: Destabilizim total po pengove komisionin hetimor
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë