“Alibeaj, jo në lartësinë e duhur”, Ferdinand Xhaferaj: S’ka bërë një mbledhje
Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj thotë se Enkelejd Alibeaj nuk ka qenë në lartësinë e duhur dhe nuk ka bërë mbledhje të Grupit Parlamentar.
Në një intervistë për Euronews Albania, Ferdinand Xhaferaj u shpreh se nga ana tjetër, Sali Berisha është treguar më radikal.
Megjithatë, sipas tij, Berisha nuk tërheq dot elektoratin gri, për të cilën ka nevojë Partia Demokratike.
“Unë marr pjesë në Grupin Parlamentar të PD-së zyrtare. Ky është problemi që kemi me zotin Alibeaj. Nga njëra anë, Berisha është radikal dhe largon në prag të zgjedhjeve lokale, masat e elektoratit gri, shumë të domosdoshme.
Kurse Alibeaj ka qenë jo në lartësinë e duhur për t’u faktorizuar në mënyrë konstruktive dhe për të mbushur këtë hendek që ekziston brenda opozitës. Jemi te ky hendek”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:13 Sizmologu amerikan, që mbahet i ndaluar nga Kina për spiunazh
- 22:11 Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
- 22:09 Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
- 22:08 Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur