Sali Berisha shpalos skenarin e 3 marsit: Do protestojmë kudo që shkon Rama
Duke iu kërkuar mbështetësve të tij durim për revolucionin e nisur prej disa javësh për të rrëzuar kryeministrin Rama, Sali Berisha foli për aksionin opozitar deri më tre mars.
Kryedemokrati paralajmëroi protesta kudo që të do shfaqet kryeministri Rama, derisa ky I fundit të pranojë Komisionin Hetimor për çështjen McGonigal.
“Ju garantoj se do montohen protesta të fuqishme kudo që të shkojë Unë nuk jam për të mos i dhënë të drejtën e fjalës, por të vijë të flasë në parlament, të kryesojë mbledhjet e qeverisë. Kudo që të shkojë, kudo që të shkelë, ne do bëjmë protesta!”, theksoi ai.
Duke sqaruar se protesta e 3 marsit nuk ka lidhje me vendimin e Gjykatës, Sali Berisha tregoi edhe rastet kur mund të kalohet në mosbindje civile dhe që tubimi të precipitojë.
Deri më tani, në këtë vit të ri PD e Berishës ka organizuar 1 protestë kombëtare dhe 2 para Kuvendit, por është zotuar se do të ketë tubime para Parlamentit çdo herë që do të ketë seanca plenare.
LEXONI GJITHASHTU
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë