“S’ke shans”- Berisha sfidon Ramën: Destabilizim total po pengove komisionin hetimor

17 Shkurt 2023 | 12:35

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Rama se nuk do të ngrihet asnjë komision hetimor parlamentar në lidhje me çështjen McGonigal

Berisha, theksoi gjatë konferencës për shtyp këtë të premte, se Edi Rama nuk ka shans të pengojë të drejtën kushtetuese për të krijuar komisione.

Ish kryeministri shtoi se nëse Rama e beson vërtet këtë po provokon destabilizimin e plotë në vend.

“Deklaroi mbrëmë, siç e dëgjuat, që unë nuk lejoj, nuk ka shans të lejoj komision parlamentar për Uotergejtin e shekullit të 21, për një aferë që ka tronditur në palcë politikën dhe jetën në SHBA, por edhe në Shqipëri dhe mbarë vendet e tjera.

Edi Rama, nuk ka shans, të pengojë të drejtën kushtetuese, të parlamentit shqiptar për të krijuar komisione.

Nëse ky, beson në këtë, provokon në vend destabilizim të plotë.

Unë u them qytetarëve shqiptarë, që kurrë në histori, as në diktaturë, as pas diktature, nuk ka ndodhur që byroja e parlamentit të anulojë ligjet.

Nuk ka, as byroja politike e Enver Hoxhës nuk anulonte ligjet.

Anulimi i ligjit ka vetëm procedurë ligjore, parlamentare.

Një grup banditësh pa asnjë moral, thonë se byroja anuloi ligjin e komisioneve hetimore, jashtë çdo imagjinate.

Ligji anulohet vetëm me ligj të parlamentit dhe kurrë me vullnet të dikujt tjetër.

Banditizmi politik, shpërfillja ndaj vullnetit të qytetarëve, ndaj Kushtetutës, këtu tejkalon edhe Korenë e Veriut.

Se edhe diktatura e zbatonte procedurën në tërësi.

Por nuk është kurrë kompetencë e byrosë së parlamentit. Kjo tregon se verbëria, tmerri dhe paniku që ka Edi Rama nga aktet që ka kryer, e shtyjnë në çdo veprim.

Ka humbur mendjen dhe kërkon si mi të shpëtojë prapa çdo lloj absurditeti. Të fshihet”, tha Berisha.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026