Kur fati të merr jetën, futbollisti planifikoi të largohej pak para tërmetit

Futbollisti
18 Shkurt 2023 | 14:22

Christian Atsu, mesfushori i skuadrës së Hatayspor u nxor nga rrënojat mëngjesin e së shtunës nga grupet e kërkim shpëtimit.

Atsu u shpall i zhdukur prej 12 ditësh, ndërkohë qarkulluan lajme të rreme ku u pohua se ganezi ishte shpëtuar nga rrënojat pak ditë më parë, por gjithçka u përgënjeshtrua nga menaxheri i tij.

Në lidhje me ngjarjen tragjike ka reaguar dhe skuadra e Hatayspor në rrjetet sociale.

Drejtori i skuadrës, Fatih Llek tregoi dinamikën e plotë, ku sipas tij futbollisti do të largohej drejt Francës pak orë para tërmetit, por pas golit të shënuar anuloi planet.

“Ai foli me trajnerin duke kërkuar ditë pushimi pas ndeshjes kundër Gaziantep. Atsu planifikoi të largohej nga klubi nëse gjente një ekip të ri dhe kërkesa e tij u pranua nga trajneri Volkan Demirel dhe ai nuk luajti kundër Gaziantep. Duhej të shkonte në Francë për t’u bashkuar me familjen e tij, por kur luajti mirë dhe shënoi një gol në ndeshjen e radhës kundër Kasimpasa, Atsu anuloi biletën e tij të avionit. Tërmeti ndodhi pothuajse në të njëjtën ditë. Christian kishte një fluturim në orën 23:00, por e anuloi. Më pas ndodhi tërmeti në orën 4 të mëngjesit, tragjedi”, tregoi Llek. Atsu u nda nga jeta në moshën 31-vjeçare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026