Patenta shkon 85 mijë lekë, Blendi Gonxhe: Do paguajnë tamam, jo më shumë
Marrja e një patente për drejtimin e makinës do të kushtojë 85 mijë lekë.
Për drejtorin e DPSHTRR, Blendi Gonxhe, kjo nuk do të thotë se qytetarët do të paguajnë më shumë, por do të paguajnë për programin që do t’u ofrohet.
Në një intervistë për Euronews Albania, Blendi Gonxhe u shpreh se nëse më parë, qytetarët kanë paguar më pak, do të thotë se në kursin e autoshkollës nuk e kanë kryer programin e plotë.
Ai përmendi edhe informalitetin si sfidë në këtë sektor.
“Kjo nuk do të thotë që do të paguhen më shumë, kjo do të thotë që do të paguajnë tamam. Do paguajnë atë që duhet të paguajnë, që të bëjnë programin. Kjo do të thotë që nëse kanë paguar më pak më përpara, kanë paguar se nuk e kanë bërë programin, kanë bërë një kurs gjysmak. Janë të gjitha institucionet në këtë betejë, ky është një problem që është ngritur nga DPT, në raport me Shoqatën e Autoshkollave, sepse ka vite, nga viti 2019 që unë jam në këtë detyrë, që luftojmë që të normalizojmë sektorin”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj