Ndihmoi në shpëtimin e jetëve nga rrënojat, nderohet qeni hero

18 Shkurt 2023 | 19:13

Meksika ka nderuar një qen shpëtimi, i cili ngordhi teksa po kërkonte të mbijetuarit në rrënojat e tërmetit në Turqi.

Qeni, një Shephard gjerman i quajtur Proteo, ishte një nga më shumë se një duzinë qensh që Meksika kishte dërguar si pjesë të ekipit të kërkim shpëtimit në Turqi.

Ministri i Mbrojtjes Luis Cresencio Sandoval njoftoi vdekjen e kafshës në një konferencë të përditshme për shtyp.

“Ju e përmbushët misionin tuaj… faleminderit për punën tuaj heroike,” shkroi ushtria në Tëitter.

Meksika gjithashtu ka dërguar gjitashhtu një personel prej 130 anëtarësh për të ndihmuar në nxjerren e të mbijetuarve nga rrënojat.

“Ti ke qenë gjithmonë një qen i fortë dhe punëtor që nuk u dorëzove kurrë. Unë do të të kujtoj gjithmonë,” tha një shpëtimtar që shërbeu përkrah Proteos.

Qeni tha një kontribut në nxerrjen e të mbijetuarve nga ekipet mekikane të kërkim shpëtimit.

Kujtojmë se numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë ka kaluar 41 mijë.

Tërmeti me magnitudë 7.8 rrëzoi mijëra ndërtesa dhe shkatërroi infrastrukturën kritike të vendit.

Ekipet e shpëtimit janë ende duke kërkuar nëpër rrënoja – por teksa ka kaluar më shumë se një javë pas lëkundjeve fillestare, shpëtimet e suksesshme po bëhen gjithnjë edhe më të rralla.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Libanit akuzon Iranin: Po na përdor si mjet tregtie me SHBA-në

Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, ka deklaruar se Irani po e përdor Libanin si “mjet tregtimi” në bisedimet e tij me Shtetet e Bashkuara. Ai...
21:36 | 05/06/2026

Vizita në Spanjë, Vatikani: Papa Leo do të takohet me të mbijetuarit e abuzimit seksual nga kleri katolik

Papa Leo do të takohet me të mbijetuarit e abuzimit seksual nga kleri katolik gjatë vizitës së tij njëjavore në Spanjë. Kështu ka njoftuar Vatikani...
21:28 | 05/06/2026

Memo urdhëron ICE-në të ndalojë raportimin e vdekjeve të të burgosurve të sapoliruar

Një memo e lëshuar nga drejtori në detyrë i Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE), David Venturella, i ka urdhëruar agjencisë federale të ndalojë raportimin...
21:21 | 05/06/2026