Turqi | Vijojnë kërkimet nën rrënoja, fëmijët studiojnë në tenda

Fëmijë në stenda, Turqi
18 Shkurt 2023 | 19:28

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë me rigorozitet në Hataj. Tre persona, përfshirë një të mitur, u nxorrën të gjallë nga rrënojat e apartamentit të tyre 12 ditë nga tërmetet. Ata u dërguan në spital, por fatkeqësisht fëmija i vogël ndërroi jetë në ambulancë.

Ndërkohë, njerëzit po përpiqen të gjejnë forcat pas lëkundjeve të fuqishme. Shumë shkolla u shembën ose u dëmtuan në rajon. Shumë fëmijë humbën shkollat e tyre.

Në qytet janë ngritur tenda dhe janë angazhuar shërbime sociale për të organizuar aktivitete shkollore për fëmijët. Disa prej tyre pranojnë të flasin për mediat.

“Fëmijët po vizatojnë, po luajnë, po vrapojnë dhe po flasin me njëri-tjetrin. Atyre u mungon shkolla. Për momentin nuk ka mësim, sepse shkollat janë shembur. Shpresoj të rindërtohen së shpejti. Edhe unë kam vizatuar diçka së bashku me vëllain tim. Ky është vëllai im. Jemi së bashku, zemër për zemër”, u shpreh një grua.

“Unë po vizatoj shkollën time. Për shkak se shkollat u dëmtuan dhe u shkatërruan, na duhet të studiojmë këtu. Ndaj unë po vizatoj shkollën time”, tha një burrë.

Mësuesit, që i kanë ndarë tendat për grupet shkollore fillore, sekondare dhe të mesme, e nisën punën duke vendosur flamurin turk në dyert e tyre.

Krahas mësimit tradicional, ata mbajnë orë të veçanta për studentët që po bëhen gati për shkollën e mesme dhe atë të lartë. Ata kanë kërkuar ndihmë edhe nga komuniteti ndërkombëtar shkollor.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026