1 mld euro investime publike për 2023-shin, gjysma në infrastrukturë

18 Shkurt 2023 | 19:43

Është vit elektoral. Strategjia për të joshur njerëzit në fletën e votimit është paraja dhe propaganda. Që kjo e dyta të mos shfaqet vetëm në makete dhe imazhe 3D, duhen punë konkrete nëpër kantiere.

Në emisionin Money në Euronews Albania, u analizuan investimet e planifikuara nga qeveria.

Mazhoranca ka shpërndarë 1 mld euro këtë vit të cilat, do të përdoren për 964 projekte, ku pjesën e luanit e marrin rrugët.

Investimet Shtetërore 2023 janë sa 5.3% të Produktit të Brendshëm Bruto, ose 17% të totalit Shpenzimeve Buxhetore të parashikuara. Në rend institucional, Ministria e Instrastrukturës dhe Energjisë do të kontraktojë 15% të totalit, ose 153 mln euro. I dyti në radhë është Fondi Shqiptar i Zhvillimit me 145 mln euro, dhe në vendin e tretë e të katërt, janë Ndërmarrjet e Ujësjellësve dhe të Autoriteti i Rrugëve.

Me këtë shpërndarje, infrastrukutura merr 48% të fondit të madh vjetor dhe të gjitha bashkitë e ministritë e tjera së bashku me institucionet që kanë në varësi do të investojnë 52% të portofolit, ku pesha më e madhe bie mbi mbrojtjen ushtarake e kibernetike dhe programet në bujqësi.

Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu tha se sektori i energjisë dhe infrastrukturës duhet të marrë më shumë para nga buxheti i shtetit, pasi kjo i vjen në ndihmë sektorit të biznesit.

“Sektori i energjisë dhe infrastrukturës duhet të marrë më shumë para nga buxheti i shtetit dhe jo vetëm sepse është në prioritet të gjithë qeverive që kanë qenë këto 30 vite, por edhe se realisht një vend me infrastrukturë dhe me energji, i vjen në ndihmë sektorit të biznesit”, tha Agalliu.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026